Manchester City ka gati goditjen e madhe, arrihet marrëveshja për yllin e Anglisë

Manchester City ka arritur marrëveshjen për të transferuar nga Leeds United mesfushorin e qendrës, Kalvin Phillips, shkruan “The Athletic”.

Qytetarët do të paguajnë 42 milionë paund për futbollistin që është pjesë e kombëtares së Anglisë, ndërkohë që janë edhe tre milionë euro bonuse në marrëveshje.

Pritet që javën e ardhshme kjo marrëveshje të konkretizohet dhe Phillips të kalojë vizitat mjekësore dhe më pas të nënshkruajë edhe kontratën me klubin kampion të Premier League.

Ndërkohë Leeds është në bisedime me Manchester City që t’i marrë mesfushorin Darko Gyabi, 18 vjeç, i cili do të pasojë Phillips. /h.ll/albeu.com


Shtuar 24.06.2022 19:22