Manchester City, gati kontrata e re për Haaland

Sulmuesi i Manchester City, Erling Haaland, konsiderohet si një nga lojtarët më të mirë në botë. Atij i pëlqen të luajë për ekipin e tij dhe duket i gatshëm për të lidhur të ardhmen e tij me klubin anglez, megjithëse nuk përjashton një transferim të mundshëm.

Kontrata aktuale e Haaland zgjat deri në vitin 2027, dhe Manchester City planifikon të ofrojë një zgjatje të saj. Sulmuesi 24-vjeçar është i hapur për të zgjatur qëndrimin e tij, por dëshiron të mbajë një klauzolë largimi, raporton Marca.

Me kontratën e re norvegjezi pritet të përfitojë një pagë prej 24 milionë eurosh në sezon, që do ta bënte atë lojtarin më të paguar në Premier League.

24-vjeçari ka shkëlqyer me fanellën e “qytetarëve”, duke shënuar 70 gola në 69 ndeshje zyrtare me skuadrën e Guardiolës. Në sezonin aktual, Haaland ka shënuar 7 gola në 3 ndeshje të luajtura në kampionatin anglez.


Shtuar 7.09.2024 16:37