Rei Manaj po shkëlqen në sezonin parapërgatitor të Barcelonës.
Sulmuesi shqiptar numron 4 gola në vetëm 2 paraqitje me ekipin e parë, duke prishur edhe të gjitha planet e merkatos që lidheshin me të ardhmen e tij.
Largimi duket i mirëqenë deri në momentin kur lojtari i Kombtares kuqezi tregoi përpara syve të Koeman se çfarë është i aftë të bëjë.
Golat e tij kanë çuar në përplasje të ideve të trajnerit holandez me ato të Laportës.
Ky i fundit i gëzohet shkëlqimit të Manajt për faktin e vetëm se në fund gjithçka do të përkthehet në një rritje të kartonit në treg. Në rast se në tryezë vjen një ofertë prej të paktën 5 milionë eurosh, atëherë Laporta është gati të përfitojë dhe të japë miratimin për shitjen.
Por të njëjtin mendim nuk e ndan Koeman. Trajneri i katalanasve i ka kërkuar presidentit që të mos ndjekë planin fillestar, por të presë për shitjen e Manajt. Koeman është bindur nga aftësitë e 24-vjeçarit, prandaj e sheh si një alternativë të mirë në sulm në rast se Griezmann dhe Braithwaite do të largohen.