Manaj i siguron fitoren Dritës, Vushtrria pëson humbjen e tretë

Drita triumfoi 0-1 ndaj Vushtrrisë në ndeshjen e kampionatit të Kosovës, e zhvilluar në stadiumin e Hajvalisë, ku skuadra nga Gjilani luajti si mysafire.

Të lidhura

None found

Takimi u shoqërua me tensione edhe jashtë fushës, pasi në tribuna ishin të pranishme të dy tifozeritë, Forca e Vushtrrisë dhe Intelektualët e Dritës. Përplasjet mes tyre shkaktuan ndërprerjen e ndeshjes për disa minuta, përpara se loja të rifillonte.

Përballja ishte e ekuilibruar dhe me pak mundësi të qarta për shënim. Goli që vendosi fatin e saj u realizua në minutën e 77-të.

Pas një aksioni të ndërtuar nga Drita, Arb Manaj goditi saktë me kokë dhe e dërgoi topin në rrjetë, duke i dhënë skuadrës së tij epërsinë 0-1.

Vushtrria kërkoi të barazonte në minutat e fundit, por gjilanasit u organizuan mirë në mbrojtje dhe e ruajtën avantazhin deri në përfundim.

Pas kësaj fitoreje, Drita numëron gjashtë pikë nga dy ndeshje. Takimi i saj me Prishtinën është shtyrë.

Vushtrria, ndërkohë, vijon të jetë pa pikë, pasi pas tri xhirove ka regjistruar po aq humbje.


Shtuar 30.08.2026 19:04

sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisholiganbetMarsbahisstarzbetjojobetcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibommarsbahismarsbahismarsbahispusulabetpusulabetpusulabetHoliganbetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetstarzbetjojobetdeneme bonusu veren yeni sitelerHoliganbetjojobet girişmarsbahis girişjojobet girişJojobetjojobet girişJojobetMarsbahisHoliganbetmarsbahismarsbahis girişjojobet girişjojobetjojobetjojobet girişJojobet GirişJojobet GirişJojobet