sport

Man Utd i pakënaqur me kërkesën “tronditëse” të Ronaldos

Drejtuesit e Manchester Unitedit u tronditën nga kërkesa për largim e sulmuesit Cristiano Ronaldos, javën e kaluar.

Ronaldo ka informuar Unitedin se dëshiron të largohet nga Old Trafford për herë të dytë nëse ata marrin një ofertë të përshtatshme për të në afatin kalimtar të verës.

Të lidhura

None found

Ylli portugez dështoi t’i bashkohej Unitedit për përgatitjet para-sezonale këtë javë dhe ka anashkaluar ndeshjen e parë të turneut të tyre në Tajlandë.

Mediumi Athletic, ka cituar një burim të afërt me Unitedin, duke raporton se klubi ndjeu se koha ishte “tronditëse”, pasi portugezi i ka lënë Djajtë e Kuq të përpiqen për të gjetur një zëvendësues të mundshëm për golashënuesin e tyre më të mirë sezonin e kaluar.

Djajtë e Kuq kanë mbetur të tronditur edhe për faktin se pasuesin e mundshëm të tij, Darëin Nunez dhe Erling Haaland janë transferuar tashmë të ekipet e tyre rivale, Liverpooli, respektivisht Manchester City.

Erik ten Hag , i cili nuk u informua drejtpërdrejt nga Ronaldo për vendimin e tij, e trajtoi menjëherë këtë çështje ndërsa e diskutoi gjatë bisedës së tij të parë me skuadrën e Unitedit të hënën.

të fundit

Mastantuono shpërthen në Serie A, realizon het-trik ndaj Venezias

Fiorentina ka regjistruar fitore të madhe në udhëtim te Venezia, sfidë ku shkëlqeu i huazuari nga Real Madridi, Franco Mastantuono.Mastantuono…

1 minute ago

Divjaka vijon protestën e 43-të kundër shkrirjes si bashki: Banorët kundërshtojnë propozimin e Maznikut

Kanë kaluar 43 ditë që kur qytetarët e Divjakës kanë dalë në protestë dhe përsëri kërkojnë me ngulm mosmiratimin e…

14 minutes ago

BSPK u bën thirrje punëtorëve të marrin pjesë në “Marshin për Liri

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) u ka bërë thirrje sindikatave anëtare, punëtorëve të sektorit publik e privat dhe familjeve të tyre... [...]Read More...

22 minutes ago

Përfundon protesta e 104-të kundër qeverisë, të shtunën pritet tubimi me diasporën

Është mbyllur protesta e 104-të kundër qeverisë në Tiranë, pas disa orësh marshim dhe tubim në rrugët e kryeqytetit. Protestuesit…

25 minutes ago

Appeal overturns convictions in “Veterans” case, Agim Çeku and all defendants released

Gjykata e Apelit ka ndryshuar aktgjykimin e shkallës së parë, duke liruar nga akuza Agim Çekun dhe nëntë ish-anëtarë të…

27 minutes ago

Kosovo commemorates the victims of 9/11 as government building is lit in the colors of the American flag

Në nderim dhe kujtim të viktimave të sulmeve terroriste të 11 Shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërtesa…

28 minutes ago