sport

Ronaldo është i bindur për të ardhmen e tij te Man Utd

Cristiano Ronaldo është i përkushtuar te Manchester United dhe pritet të luajë edhe në sezonin e ardhshëm.

Shpresat e sulmuesit portugez për të fituar Ligën e Kampionëve për herë të gjashtë përfunduan këtë javë kur Unitedi u eliminua në 1/8-tën nga Atletico Madridi.

Të lidhura

None found

Djajtë e Kuq tani përballen me një luftë të madhe për të përfunduar në top katërshen e Premier League dhe mundësinë nuk janë edhe aq të mëdha, pasi Arsenali shihet favorit.

Megjithatë, sipas The Sunday World, pavarësisht problemeve të skuadrës dhe pasigurisë për identitetin e trajnerit të ardhshëm dhe të ardhmen e një mori lojtarësh, kuptohet se Ronaldo i ka vendosur synimet për të qëndruar me Unitedin sezonin e ardhshëm.

Ronaldo ua kishte shprehur drejtuesve të Unitedit vendosmërinë e tij të qartë për të fituar përsëri Ligën e Kampionëve kur ai zgjodhi të ribashkohej me klubin me një kontratë dyvjeçare verën e kaluar, e cila përfshinte opsionin për 12 muaj tjerë.

Por, këto ambicie do të mbeten të paplotësuara nëse Unitedi dështon të kualifikohet në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

të fundit

Kim Kardashian bëhet North West për Halloween, duke kopjuar stilin e vajzës së saj

Kim Kardashian ka hyrë në atmosferën e Halloween-it me një maskim të pazakontë, duke u transformuar në vajzën e saj…

3 minutes ago

BMW përgatit i3 Touring elektrik për nevojat e familjeve

BMW po përgatit modelin e ri elektrik i3 Touring, një veturë familjare që pritet të prezantohet zyrtarisht në vitin 2027.…

4 minutes ago

Musk po shqyrton bashkimin e Tesla-s me SpaceX-in

Elon Musk ka deklaruar se po shqyrton seriozisht bashkimin e Tesla-s dhe SpaceX-it, dy kompanive të tij më të mëdha."A…

4 minutes ago

BYD synon rimëkëmbjen e shitjeve me shtatë modele të reja në fund të vitit 2026

Prodhuesi kinez i veturave BYD do të prezantojë shtatë modele të reja gjatë tremujorit të katërt të vitit 2026, në…

4 minutes ago

BIRN: Trajtimi i të miturve gjatë protestave ngre shqetësime për veprimet e policisë

Të paktën 204 të mitur janë arrestuar ose proceduar penalisht gjatë protestave të ditëve të fundit në Shqipëri, ndërsa Avokati…

7 minutes ago

BE-ja shqyrton nëse aktorë të huaj po shfrytëzojnë trazirat në Francë për fushata dezinformimi

Rregullatorët evropianë po hetojnë nëse aktorë të huaj po shfrytëzojnë trazirat dhe episodet e dhunës në Francë dhe vende të…

8 minutes ago