Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) ka ftuar sindikatat anëtare, punonjësit e sektorit publik dhe privat, si dhe familjet e tyre, që t’i bashkohen “Marshit për Liri”. Aktiviteti do të mbahet nesër, më 12 shtator, duke nisur nga ora 14:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
None found
Në një komunikatë drejtuar mediave, BSPK ka sqaruar se marshimi nuk ka karakter politik të ditës, por lidhet me kujtesën historike dhe ruajtjen e dinjitetit shoqëror.
Sindikata vlerëson se lufta e UÇK-së ishte e pandarë nga qëndresa e punëtorëve, minatorëve, mësuesve, studentëve dhe familjeve kosovare gjatë periudhës së represionit.
“Në këtë rrëfim historik, një rëndësi të veçantë ka Lëvizja Studentore e 1 tetorit 1997. Atë ditë, studentët e Universitetit të Prishtinës protestuan në mënyrë paqësore për të drejtën e tyre për arsim, por u përballën me dhunën e policisë serbe. Disa muaj më vonë, shumë prej tyre iu bashkuan UÇK-së, ndërsa disa nuk u kthyen më në auditorë. Për këtë arsye, studenti, punëtori dhe luftëtari janë pjesë e së njëjtës vazhdë të rezistencës për liri”, thuhet në komunikatë.
BSPK ka bërë të ditur se qëndron në mbështetje të shtetit të së drejtës dhe të drejtës për një gjykim të drejtë e të paanshëm. Megjithatë, ajo ka nënvizuar se drejtësia duhet të bazohet vetëm në prova dhe në përgjegjësi individuale, pa e ndryshuar karakterin çlirimtar të luftës së UÇK-së.
Organizata u ka kërkuar sindikatave dhe zyrave regjionale të kontribuojnë në koordinimin e pjesëmarrjes, ndërsa ka apeluar që marshimi të zhvillohet në qetësi, me rregull dhe dinjitet.
“Punëtorët e Kosovës do të jenë të pranishëm në shesh jo si përfaqësues të ndonjë pale politike, por si pjesë e një populli që lirinë nuk e fitoi si dhuratë”, thuhet në komunikatën e BSPK-së.
Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) u ka bërë thirrje sindikatave anëtare, punëtorëve të sektorit publik e privat dhe familjeve të tyre... [...] Read More...…
Kryeministri Edi Rama deklaroi se zv.kryeministrja Belinda Balluku po përballet me një çështje me drejtësinë, ndërsa theksoi se komentet e…
Kanë kaluar 43 ditë që kur qytetarët e Divjakës kanë dalë në protestë dhe përsëri kërkojnë me ngulm mosmiratimin e…
Është mbyllur protesta e 104-të kundër qeverisë në Tiranë, pas disa orësh marshim dhe tubim në rrugët e kryeqytetit. Protestuesit…
Huthët kanë avancuar me shpejtësi përgjatë bregdetit jugor të Tihamahut në Jemen, duke marrë nën kontroll territore strategjike pranë Detit…
Kryeministri Edi Rama deklaroi se zv.kryeministrja Belinda Balluku po përballet me një çështje me drejtësinë, ndërsa theksoi se komentet e…