Categories: sport

Mastantuono shpërthen në Serie A, realizon het-trik ndaj Venezias

Fiorentina ka marrë një fitore të rëndësishme në transfertën ndaj Venezias, ku protagonisti kryesor ishte Franco Mastantuono, futbollisti i huazuar nga Real Madridi.

Pas kritikave për paraqitjet e tij të para me skuadrën italiane, Mastantuono reagoi në mënyrën më të mirë të mundshme, duke shënuar tri gola në suksesin 2-4 të Fiorentinës.

Të lidhura

None found

Ai fillimisht kaloi me mjeshtëri kundërshtarët dhe, me një goditje të fuqishme, vendosi baraspeshën në minutën e 29-të. Vetëm një minutë më pas, në të 30-tën, realizoi sërish për t’i dhënë Fiorentinës epërsinë.

Golin e tretë e shënoi në minutën e 84-t, kur përfitoi nga një top i kthyer dhe u gjend në pozicionin e duhur për të vulosur fitoren e ekipit të tij.

Me këtë triumf, Fiorentina siguroi pikët e para në Serie A, ndërsa Venezia vazhdon të mbetet pa pikë.

Trajneri i skuadrës vendase nuk e aktivizoi Albion Rrahmanin, i cili e ndoqi të gjithë ndeshjen nga stoli.

të fundit

Valencia këmbëngul për transferimin e Vedat Muriqit

Valencia ka vendosur sulmuesin kosovar Vedat Muriqi në listën e lojtarëve që synon për të përforcuar repartin ofensiv gjatë afatit…

10 seconds ago

Ilir Krasniqi, mbrojtësi më i dalluar në Ligën e Kombeve

Kombëtarja e Kosovës në futboll nuk pati kampanjë të mirë në edicionin e pestë të Ligës së Kombeve, duke përfunduar…

32 seconds ago

Kosova pozicionohet ndër vendet më të sigurta të Evropës në vlerësimin e Gallup-it për vitin 2025

Kosova është renditur ndër vendet me vlerësimin më të lartë për sigurinë dhe rendin publik në Evropë, sipas të dhënave…

5 minutes ago

Bllokohet plotësisht rruga Qafë Buall-Krastë pas shembjes së një masivi shkëmbor

Rruga Qafë Buall–Krastë, që lidh Bulqizën me zonën e Martaneshit, është bllokuar këtë të enjte pas shembjes së një masivi…

5 minutes ago

Vlora Çitaku: Është arritur marrëveshja për Ligjin për Dhomat e Specializuara

Ushtruesja e detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka konfirmuar se është arritur marrëveshje për…

6 minutes ago

Mbi 240 milionë euro mbështetje qeveritare për kompanitë vendase me kushte të volitshme

Edhe 45.2 milionë denarë janë transferuar nga buxheti Qendror në Bankën Zhvillimore për t’i mbështetur investimet që kanë realizuar kompanitë…

6 minutes ago