Man United turpërohet nga Brentford (VIDEO)

Kjo është një nga nisjet e sezonit më të dobëta në historinëe Manchester United. Pas humbjes 1-2 ndaj Brighton, ekipi i drejtuar nga Ten Hag u mposht 4-0 nga Brentford.

Brenda 35 minutash, ekipi nga Manchesteri pësoi katër gola. Dasilva, Jensen, Mee dhe Mbeumo shënuan emrin në listën e golashënuesve.

Cristiano Ronaldo ishte në fushë për mysafirët, por si duket vetëm për numër.

Shtyhet sërish debutimi i Strakoshës, pasi trajneri Frank nuk e aktivizoi.

Sfida e radhës për United është në shtëpi ndaj Liverpool, Brentford sfidon Fulham në Londër.


Shtuar 13.08.2022 20:27