Man United në kërkim të trajnerit të ri, zbulohet i preferuari i Ronaldos

Drejtuesit e Manchester United shkarkuan sot Ole Gunnar Solskjaer dhe po kërkojnë për një trajner të ri.

Shumë emra përfliten për pasuesin e teknikut norvegjez në pankinën e “Djajve të Kuq”.

Zinedine Zidane është një ndër favoritët dhe një nga të preferuarit e drejtuesve, por jo i Cristiano Ronaldos.

Ylli portugez ka fituar tre trofe të Champions League bashkë me Zidane te Real Madrid, por dëshira e tij është një tjetër.

Sky Sports UK shkruan se pesë herë fituesi i “Topit të Artë” shpreson që në vend të Solskjaer të vijë Luis Enrique.

51-vjeçari nga Gijoni drejton kombëtaren spanjolle dhe ka kontratë me iberikët deri në fund të Botërorit Katar 2022.


Shtuar 21.11.2021 17:41