Man United ndërron sponsorin e fanellave, nga sezoni i ri s’është më Chevrolet (FOTO LAJM)

Skuadra e Manchester Unitedit ka ndërruar sponsorin e fanellave.

Klubi nga Premierliga ka njoftuar publikun se nga sezoni 2021-22 nuk do të jetë më “Chevrolet”, por kompania globale e teknologjisë, “TeamViewer”.

Ende nuk dihet marrëveshja financiare, por kuptohet se ekipi anglez ka firmosur kontratën pesëvjeçare me “TeamViewer”-in dhe do të fitojë shuma më të mëdha parash sesa me “Chevrolet”-in.

“TeamViewer”-i është me bazë në Gjermani dhe ka të instaluar mbi 2.5 miliardë pajisje në mbarë botën.

Shtuar 19.03.2021 04:03