Manchester United nuk do të bëjë asnjë ofertë për mesfushorin e Real Madridit, Fede Valverde, pavarësisht disa thashethemeve, sipas gazetarit Fabrizio Romano.
Uruguaiani vendosi të zgjasë kontratën me klubin e bardhë disa muaj më parë dhe konsiderohet ‘i paprekshëm’.
Valverde shihet si një nga lojtarët që është e tashmja dhe e ardhmja e mesfushës së “galaktikëve”. Ky sezon nuk është duke shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme për të për shkak edhe të dëmtimeve. /albeu.com