Man City “zhduk” Mendy nga gjithçka që e lidhte me klubin anglez

Janë disa gjëra që nuk mund të tolerohen dhe te Man. City nuk e kapërdijnë dot që një lojtar i tyre të gjykohet për 4 përdhunime dhe dhunë seksuale.

Kështu, Benjamin Mendy është në pritje të gjykimit të tij, që do të jetë në Janar dhe për mbrojtësin francez gjërat janë shumë serioze dhe të ndërlikuara dhe rrezikon me të vërtetë burgun e nga ana tjetër për Man. Cityn nuk mjafton vetëm pezullimi i lojtarit.

Siç bëhet e ditur, klubi anglez ka fshirë dhe zhdukur nga sajti zyrtar online çdo gjë që lidhet me futbollistin dhe tifozët nuk mund të blejnë asgjë online për mbrojtësin francez.

Fanellat e Mendy nuk do të jenë në shitje dhe te Man. City ka mbetur vetëm profil i lojtarit i aksesueshëm në faqen zyrtare.

Citizens nuk komentuan asgjë lidhur me këtë hap pasi çdo gjë që shkruhet apo kërkohet me emrin Mendy ose Benjamin Mendu, nuk shfaq asgjë dhe të rikthen në faqen fillestare.

Të premten e kaluar, Mendy doli në një audience në gjykatë ku kërkoi hetimin në gjendje të lire, çka u refuzua dhe mbrojtësi do të mbetet në burg deri më 15 Nëntor në pritje të një tjetër vendimi për të.

 


Shtuar 14.09.2021 16:36