Man.City rikthehet te fitorja në Premier League, kalon lehtësisht Wolves (VIDEO)

 

Manchester City është rikthyer te fitorja në Premier League pas barazimit me Aston Villan. Sot “citizens” kanë triumfuar lehtësisht në tranfertë përballë Wolves.

Ndeshja u zhbllokua që në minutën e 1 parë më Jack Gralish, ndërsa në minutën e 16 do të dyfishtonte Erling Haaland.

Gjerat do të vështirësoheshin për vendasit pasi në minutën e 33 Collins ndëshkohet me karton të kuq dhe lë të tijët me 10 lojtarë.

Më pas ndeshja nuk do të kishte më histori, me miqtë që shënojnë edhe golin e tretë gjatë pjesës së dytë me Foden, për të vulosur rezultatin në 0-3./albeu.com


Shtuar 17.09.2022 15:29