Premier Liga ka dhënë paralajmërimin e qartë se kur do të mbahet seanca lidhur me 115 akuzat e Manchester Cityt.
Në shkurt të vitit të kaluar, u njoftua se mbi ekipin e Man City rëndojnë 115 akuza për thyerje të rregullave financiare të Ligës Premier, që datojnë nga viti 2009 deri në 2018.
Gjatë kohës kur ky njoftim u bë i ditur për publikun, City përmes një komunikate zyrtare i kishte përgënjeshtruar të gjitha akuzat.
Tani, është pretenduar se seanca dëgjimore lidhur me këto akuza do të mbahet, madje në një të ardhme të afërt.
“Richard Masters ka thënë se seanca lidhur me 115 akuzat e Cityt do të mbahet në të ardhmen e afërt. Së shpejti do të kemi një datë të qartë”, ka thënë gazetari hulumtues i Daily Telegraph, Ben Rumsby.
Këtu është një përmbledhje e plotë e të gjitha akuzave të ngritura kundër Cityt, dhe sa shkelje individuale të supozuara ka brenda çdo akuze.
1.Dështimi për të ofruar informacion të saktë dhe të përditësuar financiar nga 2009/10 deri dhe duke përfshirë 2017/18 – 54 shkelje të supozuara.
2.Dështimi për të bashkëpunuar me organet hetuese të Ligës Premier nga dhjetori 2018 – shkurt 2023 – 35 shkelje të supozuara.
3.Dështimi për të ofruar raporte të sakta financiare për kompensimin e lojtarëve dhe trajnerëve nga 2009/10 deri dhe duke përfshirë 2017/18 – 14 shkelje të supozuara.
4.Shkeljet e rregulloreve të përfitueshmërisë dhe qëndrueshmërisë së Ligës Premier nga 2015/16 deri dhe duke përfshirë 2017/18 – 7 shkelje të supozuara.
5.Mosrespektimi i rregulloreve të UEFA-s, duke përfshirë Licencimin e Klubeve të UEFA-s dhe Rregulloren e ‘Fair Play’ Financiar – 5 shkelje të supozuara.