sport

Man City mëson datën se kur pritet të ndëshkohet për shkeljen e 115 rregullave

Drejtori ekzekutiv i Ligës Premier, Richard Masters ka zbuluar se një “datë është caktuar” për seancën dëgjimore në çështjen e Fair Play-it Financiar të Manchester Cityt.

City u akuzua për 115 shkelje të rregullave financiare të ligës shkurtin e kaluar pas një hetimi katërvjeçar. Në një deklaratë, liga konfirmoi se ata kishin “referuar një numër shkeljesh të supozuara” të kryera në nëntë sezone të ndryshme që datojnë nga fushata 2009/10 tek një komision i pavarur.

Të lidhura

None found

City, ndërkohë, ka ruajtur pafajësinë e tyre dhe këmbëngul se ka një “trup gjithëpërfshirës të provave të pakundërshtueshme” që do t’i shfajësojë ata. Dhe kur u pyet për rastin në një paraqitje përpara komitetit të përzgjedhur të Kulturës, Medias dhe Sportit, Masters ofroi një përditësim.

“Unë mund të kuptoj zhgënjimin e tifozëve, por ato janë akuza shumë të ndryshme”, deklaroi Masters kur u pyet për përparimin e ngadaltë në rastin e Cityt në krahasim me të Evertonit, i cili tashmë është goditur me një zbritje prej dhjetë pikësh dhe është sanksionuar përsëri së bashku me Nottingham Forest më herët këtë muaj.

“Nëse ndonjë klub, kampion aktual apo ndryshe, do të ishte gjetur në shkelje të rregullave të shpenzimeve për vitin 2023, ata do të ishin saktësisht në të njëjtin pozicion si Everton ose Nottingham Forest, por vëllimi dhe karakteri i akuzave të ngritura ndaj Man Cityt padyshim që nuk mund të flitet fare – po dëgjohen në një mjedis krejtësisht tjetër”.

“Ka një datë të caktuar për atë procedim, për fat të keq nuk mund t’ju them se kur është kjo, por është duke përparuar. Nuk mund të jap asnjë detaj për Man Cityn përveç se të them se një datë është caktuar, nuk mund t’ju them kur është ajo datë”, ka shtuar më tej ai. /Telegrafi/

të fundit

Zidane konfirmon shqetësimin për Mbappen: sulmuesi mund të rikthehet në Madrid

Kylian Mbappe ka pësuar një dëmtim në gjurin e majtë gjatë ndeshjes Turqi-Francë, duke ngritur shqetësime të mëdha te kombwtarja…

2 hours ago

Salianji: The Democratic Party has lost the protest square, Berisha is too afraid of eggs to come out

Ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji, është shprehur se opozita e ka humbur sheshin e protestës. Salianji, në një intervistë në…

2 hours ago

Collision involving three vehicles on the Fushë-Krujë–Krujë road leaves one young man dead and two people injured

Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin Fushë-Krujë–Krujë, në afërsi të fshatit Kamberas, ku tre automjete…

2 hours ago

Horoskopi 26 Shtator/ Dashuri dhe debate, zbuloni surprizat e yjeve për secilën shenjë

Dashi Ka rrezik qe dita e sotme te jete disi e tensionuar sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

2 hours ago

Salianji: PD-ja ka humbur sheshin e protestës, Berisha nuk del nga frika e vezëve

Ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji, është shprehur se opozita e ka humbur sheshin e protestës. Salianji, në një intervistë në…

2 hours ago

Rast i ri me certifikata false në Zvicër, pas Xhakës përfshihet edhe Breel Embolo

Një tjetër rast që lidhet me certifikatat e falsifikuara të COVID-19 ka përfshirë futbollistin e Kombëtares së Zvicrës, Breel Embolo,…

3 hours ago