Pas një pritjeje që zgjati më shumë se tre vjet, më në fund ka dalë vendimi për një nga çështjet disiplinore më të rënda që ka parë ndonjëherë Premier Liga.
Sipas gazetarit David Ornstein nga “The Athletic”, Manchester City është shpallur fajtor për 114 prej 115 akuzave që i ishin drejtuar klubit në lidhje me shkeljet e rregullave financiare të kampionatit anglez.
None found
Në shkurt të vitit 2023, Premier Liga kishte ngritur 115 akuza ndaj Manchester Cityt për shkelje të normave financiare gjatë një harku kohor prej nëntë vitesh, konkretisht nga viti 2009 deri në vitin 2018. Nga këto, 54 akuza kishin të bënin me mosdhënien e informacioneve financiare të sakta dhe të përditësuara.
Gjatë asaj periudhe, City po shndërrohej në një nga ekipet më të fuqishme të kontinentit, duke investuar rreth 1.44 miliardë euro në merkato, bazuar në të dhënat e Transfermarkt. Po atëherë, skuadra triumfoi në tri edicione të Premier Ligës, në vitet 2012, 2014 dhe 2018.
Që kur u ngritën akuzat në vitin 2023, Manchester City ka refuzuar vazhdimisht çdo pretendim për parregullsi, duke theksuar se kishte në dispozicion një “grup provash të pakundërshtueshme” për të mbrojtur qëndrimin e vet.
Seancat dëgjimore u zhvilluan gjatë 12 javëve, nga shtatori deri në dhjetor të vitit 2024, ndërsa verdikti i komisionit të pavarur u vonua me muaj për shkak të volumit të madh të dokumenteve dhe dëshmive që duheshin shqyrtuar.
Tani, pas kësaj pritjeje të zgjatur, vendimi më në fund është bërë publik. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se saga ka arritur në përfundim.
Dënimet e mundshme kundër Manchester Cityt ende nuk janë përcaktuar dhe, siç raportohet, të gjitha skenarët mbeten të mundshëm. Njëkohësisht, klubi pritet të kundërshtojë vendimin e komisionit të pavarur përmes një apeli.
Propozim ndryshimet e ligjit për privatizim të tokave nën objekte, e të cilat figurojnë në pronësi shtetërore, nuk parashohin afate…
Liverpooli ka marrë një fitore të rëndësishme 3-1 në udhëtim ndaj Crystal Palace, në ndeshjen e javës së 10-të të…
Ai nuk ka aftësitë komunikuese të Benjamin Netanyahut dhe as reputacionin e një politikani që di të manovrojë në korridoret…
Deputetja e Lidhjes Shqiptare, Ilire Dauti, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së liderit të ZNAM-it, Maksim Dimitrievski, i cili, sipas…
Nga Spitali i Përgjithshëm i Kumanovës paralajmërojnë punësimin e 20 specializantëve të rinj, edhe atë deri në fund të këtij…
Shpërthimi i skandalit të rëndë mjedisor në Uzinën e Ferrokromit në Elbasan ka sjellë lëvizje në piramidën drejtuese të kompanisë…