Manchester City beson se është përpara Real Madridit në luftën për Erling Haaland.
Qytetarët janë të bindur se do të mund të mbledhin shumën e nevojshme për të blerë sulmuesin e Borussias për 75 milionë euro, për pagën e tij dhe pagesat ndaj agjentëve.
Pas shitjes së Angelino, Ferran Torres dhe Jack Harrison, City mori 85 milionë euro, të cilat i mundësojnë klubit të ndihet i sigurt para afatit kalimtar të verës.
Sipas ESPN, klubi i Mançesterit beson se Haaland do të tërhiqet nga mundësia për të punuar me trajnerin Pep Guardiola.
Vërehet se Real Madridi ruan interesin për Haaland, por prioritet i madrilenëve është transferimi i Killian Mbappe nga PSG. /albe.com/