Vjen një tjetër lajm i hidhur nga skuadra e Milanit dhe lajmi është per Pierre Kalulu, që s’kishte shumë kohë që ishte rikthyer nga një dëmtim. Mbrojtësi u dëmtua në ndeshjen me Napolin në pjesën e parë. Francezi sot ka kryer një operacion të detyrueshëm.
Mbyllet kështu viti 2023 për Pierre Kalulu dhe mund ta rishohim ne fushë rreth muajit marsit. Më poshtë është komunikata per shtyp e klubit kuqezi:
“Milan njofton se Pierre Kalulu iu nënshtrua një operacioni sot për të zgjidhur këputjen e plotë të tendinit te femorit të majtë. Operacioni i suksesshëm u krye në Finlandë nga profesori Lasse Lempainen, në prani të menaxherit shëndetësor të AC Milan, Stefano Mazzoni.
Kohët e rikuperimit vlerësohen në katër muaj.”
Me këtë humbje të madhe, në janar, Milani do të hidhet në merkato për një mbrojtës qendre./albeu.com/