Malick Thiaw lë Milanin për Newcastle-n?

Premier League raportohet se do të jetë destinacioni i ardhshëm i gjermanit Malick Thiaw.

Thiaw duket se ka vendosur të largohet nga AC Milan.

Sipas medieve italiane, Malick Thiaw do të transferohet tek klubi i njohur anglez, Newcastle.

“Newcastle është afër finalizimit të marrëveshjes për gjermanin Malick Thiaw. Një marrëveshje në parim është arritur me lojtarin dhe me Milanin”, shkruajnë mediet italiane.

Skuadra italiane thuhet se duhet sakrifikojë Thiaw për të transferuar Strahinja Pavlovic nga RB Salzburg.


Shtuar 29.07.2024 16:15