Mahrez për Haaland: Është “zjarr”, por edhe të tjerët janë të rëndësishëm

I fundit që ka komentuar momentin që po kalon Haaland është shoku i tij i skuadrës, Riyad Mahrez.

Haaland është emri i momentin në botën e futbollit. Sezoni nuk ka shumë që ka nisur dhe ai deri më tani nurmëron plot 20 gola me Manchester City-n.

Sipas Mahrez, Haaland është “zjarr”, por City ka edhe lojtarë të tjerë që mund të bëjnë diferencën.

“Haaland është pjesë e ekipit tonë, ai është sulmuesi ynë”, tha fillimisht Mahrez për ‘BBC Sport’.

“Si çdo sulmues tjetër, nëse mund ta gjejmë atë është perfekt sepse ai është në zjarr. Nëse jo, ka shumë lojtarë dhe të gjithë mund të bëjnë ndryshimin. Ne duhet të vazhdojmë me momentin”, përfundoi ai./albeu.com


Shtuar 9.10.2022 10:32