“Madridi do të jetë interesant”, Laporte: Ne do të jemi gati për këtë ndeshje

Aymeric Laporte ka dhënë disa komente para ndeshjes së kthimit ndaj Real Madrid.

Mbrojtësi spanjoll, Aymeric Laporte është shprehur optimist për ndeshjen e kthimit të cilën Real Madrid e luan në udhëtim.

Në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales së Champions League City shkon me epërsinë e një goli.

“Madridi do të jetë interesant. Ne kemi luajtur ndeshje të mirë në takimin e parë dhe duhet ta mbyllim atë”, ka thënë Laporte, transmeton lajmi.net.

“Ne do të jemi gati për këtë ndeshje”, shtoi ai.

Laporte luajti për 90 minuta në takimin e parë ndaj ‘Los Blancos’ dhe njësoj pritet të ndodh edhe ndeshjen e ardhshme.