Lyer “bardhezi”, Pobga: Luajta me flokët, por nuk do të flas për të ardhmen

Paul Pogba bëri një super paraqitje në barazimin 2 me 2 të Francës kundër Portugalisë.

Mesfushori i Manchester Unitedit pas ndeshjes foli para mediave, por s’deshi ta komentonte shumë të ardhmen edhe pse ia ‘gjuajti’ Juventusit.

“Sonte flokët e mia ishin bardhë dhe zi, ashtu si fanellat e Juventusit, apo jo? Unë e prita këtë pyetje. Nuk jam duke menduar rreth së ardhmes, tani jam i fokusuar në EURO. Dhe, flokët e mia, gjithmonë ndryshojnë – ju e dini këtë”, ka thënë Pogba

Kujtojmë që francezi së bashku me agjentin e tij, Mino Raiola janë në kërkim të një klubi të ri.

Nëse Pogba nuk lëviz nga ‘Djajtë e Kuq’ atëherë pritet që ta vazhdoj kontratën.

28-vjeçari ka kontratë deri në vitin 2022 me klubin nga Manchesteri i Anglisë. Vlera e tij në sajtin e njohur ‘Transfermarkt’ shkon deri 60 milionë euro./


Shtuar 24.06.2021 09:55