Romelu Luaku nuk do të luajë në finale për vendin e tretë të edicionit të dytë të Nations League mes Italisë dhe Belgjikës. Arsyeja e mungesës së sulmuesit të Chelsea-t lidhet me një dëmtim të pësuar në kavilje.
Lukaku nuk kishte dalë në stërvitje në mëngjes me Belgjikën dhe pasdite u largua nga Torino për t’u kthyer në Londër, për të qenë gati me Chelsea-n për ndeshjet e ardhshme të Premier League-s dhe Champions League. Shkalla e dëmtimit të belgut nuk është sqaruar në detaje.
Në vend të tij, nëse nuk do të ketë surpriza, do të jetë Batshuayi.