Luka Modric ka lënë të hapur mundësinë që një ditë të rikthehet te Real Madridi, këtë herë jo për të luajtur futboll, por për të marrë një detyrë administrative në klub.
None found
Mesfushori kroat u largua gjatë verës nga “Los Blancos”, pas 13 vitesh të suksesshme në Madrid. Ai pranoi se do të dëshironte të ishte përsëri pjesë e klubit, nëse do t’i krijohej një mundësi e tillë.
“Real Madridi është shtëpia ime. Kam kaluar 13 vite atje. Do të doja të isha i dobishëm dhe të kontribuoja në çdo mënyrë të mundshme, por fillimisht duhet të përgatitem, të kuptoj se çfarë roli mund të kem dhe nëse klubi do ta dëshironte një bashkëpunim të tillë”, u shpreh Modric.
“Rikthimi do të ishte një ëndërr”, shtoi futbollisti kroat.
Gjatë verës, Modric ishte përmendur si kandidat për t’u kthyer në Madrid pas përfundimit të Kupës së Botës 2026, por në një pozicion jashtë fushës.
Pavarësisht kësaj, 40-vjeçari zgjodhi të vijojë karrierën si lojtar te Milani, me të cilin firmosi një kontratë të re njëvjeçare.
Gjatë aventurës 13-vjeçare në “Santiago Bernabeu”, Modric u bë një nga emrat më të rëndësishëm të epokës moderne të Real Madridit. Ai fitoi, mes trofeve të tjera, gjashtë Liga të Kampionëve dhe Topin e Artë në vitin 2018.
Zgjedhja e Justina Shiroka-Pulës në postin e Presidentes së Republikës së Kosovës, me 81 vota, i dha fund një periudhe…
Deputetja e VLEN-it, Saranda Imeri Stafai i është përgjigjur nënkryetarit të BDI-së, Arbër Ademi, lidhur me pretendimet për gjuhën shqipe…
Federata Turke e Futbollit (TFF) ka vendosur t’i japë fund para kohe bashkëpunimit me përzgjedhësin e kombëtares, Vincenzo Montella, raporton…
Në mesnatën e 6 tetorit, në dy seanca të jashtëzakonshme, Kuvendi i Kosovës votoi në lexim të dytë ligjin e ndryshuar…
Armand DukaPresidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ditën e sotme feston 64-vjetorin e lindjes [...]Read More...
Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të shitjes me shumicë dhe pakicë të karburanteve në Shqipëri. Vendimi është…