Categories: sport

Ema Modric nis aventurën te akademia e Real Madridit, duke ndjekur rrugën e babait të saj

Ema Modric, vajza e ikonës së futbollit kroat Luka Modric, është bërë pjesë e akademisë së femrave të Real Madridit. Ky transferim shënon fillimin e një etape të re për 13-vjeçaren, e cila po ndjek hapat e babait të saj të njohur.

Para se të mbërrinte në Madrid, Ema luante për Milanin. Në sezonin e kaluar ajo u shpall kampione në kategorinë U13, ndërsa në finalen e Garino Cup për femra, e zhvilluar në prill të këtij viti, skuadra e saj mposhti Interin e Milanos.

Të lidhura

None found

Ndërkohë, Luka Modric vijon karrierën në Itali pas kalimit te Milani dhe ka zgjatur qëndrimin në klub edhe për të paktën një vit. Ema, në të kundërt, ka vendosur të rikthehet në Spanjë, ku do të vijojë formimin e saj në një prej akademive më prestigjioze të futbollit në botë.

Anëtarësimi i saj te Real Madridi i shton një faqe të re lidhjes së familjes Modric me klubin spanjoll. Luka ishte pjesë e skuadrës madrilene nga viti 2012 deri në vitin 2025, periudhë gjatë së cilës u rendit mes mesfushorëve më të mëdhenj në historinë e klubit dhe të futbollit botëror.

Gjatë qëndrimit te “Los Blancos”, futbollisti kroat fitoi 28 trofe, mes tyre gjashtë tituj të Ligës së Kampionëve dhe katër tituj të La Ligës. Në 597 ndeshje me Real Madridin, ai shënoi 43 gola dhe dha 95 asistime.

Viti 2018 ishte pika më e lartë e karrierës së tij, pasi Modric fitoi “Topin e Artë” dhe u shpall lojtari më i mirë në botë.

Ndërsa Luka vazhdon rrugëtimin e tij në futbollin italian, Ema ka nisur kapitullin e saj në Real Madrid, me synimin për të ndërtuar një karrierë të suksesshme në futbollin e femrave.

të fundit

Kërçeli rejects claim over “€1 billion”: €6.5 million worth of energy was imported from Serbia

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

2 hours ago

Kërçeli kundërshton pretendimin për “1 miliardin”: Nga Serbia u importuan 6.5 milionë euro energji

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

3 hours ago

Jensen Huang’s resignation rocks Nvidia: Espionage suspicions expose bigger issues

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

4 hours ago

Dorëheqja e Jensen Huang trondit Nvidia-n: dyshimet për spiunazh zbulojnë çështje më të mëdha

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

5 hours ago

Liga e Kombeve ka shtatë çerekfinalistë, Danimarka dhe Norvegjia vendosin biletën e fundit

Shtatë nga tetë çerekfinalistët e Ligës së Kombeve për edicionin 2026/27 tashmë janë përcaktuar. Pas ndeshjeve të së hënës, Gjermania…

5 hours ago

36-year-old firefighter dies after falling from a cliff while hiking in Missouri

Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin në Misuri të SHBA-së, ku një zjarrfikëse 36-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë…

5 hours ago