Luka Modric do të largohet nga Real Madridi në fund të sezonit.
Mediumi spanjoll, Relevo raporton se “Los Blancos” planifikojnë ta paralajmërojnë këtë gjë më herët në mënyrë që kroati të merr një lamtumirë të denjë.
Modric nuk po aktivizohet më si çdo herë me skuadrën madrilene, shkruan Gazeta Express.
Ai madje në ndeshjen ndaj Leipzig ishte zëvendësues i pashfrytëzuar dhe as nuk u ngroh në asnjë moment.
38-vjeçari është pjesë e Real Madridit nga viti 2012, kur erdhi nga Tottenhami.
Modric ka qenë pjesë thelbësore e Real Madridit, duke i ndihmuar të fitojë trofe të njëpasnjëshëm.
? Luka Modrić will not renew his contract with Real Madrid and will leave at the end of the season after 12 years at the club. ????
(Source: Relevo) pic.twitter.com/8OKHGZncbW
— Transfer News Live (@DeadlineDayLive) February 14, 2024
/gazetaexpress/