Sulmuesi i ri i Fiorentinës, Luka Jovic ka folur për “DAZN” pas ditëve të tij të para në Firence.
“Nuk e di sa mund të flas për objektivat e sezonit të ardhshëm, por do të doja të fitoja Conference League. Tifozët e “violës” meritojnë shumë suksese, Fiorentina ka ardhur në Evripë dhe është koha për të qëndruar atje.
Duke u stërvitur mirë për fillimin e sezonit të ardhshëm, duhet kohë që një lojtar të mësohet me konceptet e një roili të ri. Kam veshur fanellën e Real Madrid për tre vjet, kam qenë në gjendje të punoj me lojtarët dhe trajnerët më të mirë në botë. Kam mësuar shumë dhe kam fituar përvojë”, është shprehur sulmuesi serb.
Më pas Jovic është pyetur se përse zgjodhi Fiorentinën.
“Për disa arsye. Më të rëndësishmet ishin ambiciet dhe se trajneri kultivoi një ide të futbollit sulmues. Fiorentina është një nga skuadrat e pakta në Itali që luan futboll sulmues.
Siç e dini, shumë lojtarë ballkanikë kanë luajtur në Firence, dhe tani janë tre serbë të tjerë. Unë mund të shpresoj vetëm të përsëris sukseset e së kaluarës. Më duhej të stërvitesha me një trajner të tillë, i cili ju shtynë të punoni shumë. Shpresojmë të bëjmë gjera të mëdha së bashku.”/ h.ll/albeu.com