Në orët e fundit, “Il Sole 24” ka zbuluar se si Yonghong Li synon të padisë Elliot duke kërkuar dëmshpërblim prej 320 milionë euro, ose fitimin kapital që fondi amerikan do të mbledhë me shitjen tek “Investcorp”.
Veprimi i ish-pronarit të Milanit, megjithatë, sipas asaj që mësohet nga “Milan News”, nuk do të ndikojë në negociatat që po zhvillohen aktualisht mes fondit arab dhe pronësisë aktuale amerikane të Milanit./h.ll/albeu.com