Lotito me besim të plotë te Tare: Ai do të mbetet pjesë e Lazios gjatë

Drejtori sportiv i Lazios është Igli Tare që nga viti 2008.

Ish-bomberi shqiqptar ka patur sukses në këtë rol të tijin me ekipin kryeqytetas. Kohët e fundit ka patur zëra të shumtë ku thuhej se Tare do të largohej nga Lazio.

Për këtë diskutim, presidenti i Lazios, Claudio Lotito ka mohuar zërat për largimin e tij dhe ka konfirmuar se Tare nuk ka qenë në diskutim asnjëherë.

“Roli i Tares si drejtor sportiv nuk është vendosur në asnjë moment në dyshim. Këtu flas dhe për të ardhmen, Tare nuk është në dyshim”, është shprehur kreu i klubit të Lazios./ h.ll/albeu.com


Shtuar 27.10.2022 15:28