Juventus është vënë pas mesfushorit të Lazios, Milinkovic Savic, ku mediat italiane shkruanin se ata do i ofronin Lazios 60 milionë euro.
Presidenti i klubit kryeqytetas, Claudio Lotito, paralajmëroi Juventusin dhe të gjitha ekipet e tjera të interesuara për talentin e mesfushës.
“Nuk kam marrëveshje për t’ia shitur Juventusit apo dikujt tjetër në janar. Përkundrazi, ai tani vlen 120 milionë euro, dhe jo më 100 si dikur. Çmimi rritet çdo muaj”, tha presidenti i Lazios për “Il Messaggero”./ h.ll/albeu.com