Kante ishte fantastik mbrëmë në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Manchester Cityt.
Mesfushori i Chelseas ka fituar më së shumti duele në ajër në këtë finale edhe pse me gjatësi ishte më i shkurti në fushë.
Disa pjesë të shkëputura nga përformanca e tij, tregojnë saktë se çfarë ndikimi kishte Kante në finale mbrëmë.
Madje francezi kishte edhe një rast për gol, por që topi shkoi jashtë portës.