Lojtari i Arsenalit ‘nuk ka të ardhme’ në klub, Arteta pranon largimin e tij

Mikel Arteta raportohet se ka vendosur se një lojtar i Arsenalit ‘nuk ka të ardhme’ në “Emirates Stadium”.

Arsenal momentalisht janë në pozitën e dytë në Ligën Premier, me liderët e tabelës Liverpoolin që kanë një epërsi prej pesë pikësh ndaj “Topçinjve”.

Këto dy ekipe do të përballen ne Londrën Veriore sot (e diel), duke i dhënë Arsenalit një mundësi perfekte për të zbutur diferencën e pikëve me ekipin e Jurgen Klopp.

Përveç rezultateve në fushë, Arsenali nuk ishte aq aktiv në afatin kalimtar të janarit, pasi asnjë blerje nuk u kompletua nga Arteta dhe stafi i tij, duke marrë parasysh shumat e mëdha që i shpenzuan verën e kaluar.

Por, edhe pse afati kalimtar është mbyllur, klubi po vazhdon të monitorojë situatën për të përmirësuar ekipin, gjë që mund të çojë deri në largimin e një lojtari të ekipit të parë, i cili besohet se ‘nuk ka të ardhme’ në “Emirates”.

Sipas Football Insider, Arsenali ka vendosur për shitjen e mesfushorit Albert Sambi Lokonga gjatë verës. 24-vjeçari i cili për momentin po luan në huazim tek Luton Town, ka bërë vetëm tetë paraqitje në elitën e futbollit anglez.

Raporti shton se drejtuesit e Arsenalit besojnë se ai ‘nuk ka të ardhme’ me këtë fanellë, pasi emra si Declan Rice, Kai Havertz dhe Martin Odegaard janë më favoritë për të marrë minuta./Telegrafi/


Shtuar 4.02.2024 18:01