Lojërat Mesdhetare: Erkand Qerimaj fiton medaljen e argjendë

Shqipëria nuk ndalet në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”, pasi ka siguruar medaljen e katër.

Këtë herë është Erkand Qerimaj që ka arritur të fitojë medaljen e argjendë me shkëputje.Peshëngritësi mori medaljen në stilin me shkëputje të peshave 73 kg, në një garë që nuk kaloi pa polemika, ku sërish u bënë protagonistë gjyqtarët, pasi peshëngritësi shqiptarë “dështoi” në dy provat e para me 148 kg, ndërsa prova e tretë rezultoi edhe e vërteta me peshën 149 kg.

Çuditërisht dy nga tre gjyqtarët e konsideruan fillimisht provën të pa rregullt. Kjo gjë solli protesta të forta nga Qerimaj, trajneri Sokol Bishanaku dhe presidenti i FSHP-së Elez Gjoza.

Më pas në rishikim, gjyqtaria vendosi ta quante si provë të rregullt.Ky rezultat i jepte momentalisht të artën shkodranit, por në provën e fundit italiani Mirko Zanni ngriti 150 kg, duke e marrë ai vendin e parë. Kjo ishte medalja e katërt për Shqipërinë në “Oran 2022”, pasi më parë kanë fituar medalje ari atletja Luiza Gega, mundësi Zelimkhan Abakarov, ndërsa një bronzi e ka marrë mundësi Islam Dudaev.


Shtuar 2.07.2022 21:32