Categories: sport

Liverpooli zyrtarizon sponsorizimin rekord të fanellës me Turkish Airlines

Liverpooli ka bërë të ditur se Turkish Airlines do të jetë sponsori i ri kryesor në pjesën e përparme të fanellës, duke nisur nga sezoni 2027/28. Kompania do të pasojë Standard Chartered, partnerin që ka mbajtur këtë rol për një kohë të gjatë.

Të lidhura

None found

Sipas marrëveshjes së re, e cila besohet të kapë më shumë se 349 milionë euro për një periudhë pesëvjeçare, Liverpooli pritet të sigurojë kontratën më të vlefshme të sponsorizimit në historinë e Ligës Premier.

Standard Chartered do të mbetet pjesë e klubit edhe pas ndryshimit të rolit, pasi nga sezoni 2027/28 do të shërbejë si partner global. Ky bashkëpunim përfaqëson një prej partneriteteve më të gjata në futbollin botëror, pasi kompania ka qenë sponsori kryesor i Liverpoolit që nga viti 2010.

Në fillim të këtij viti, Liverpooli u rendit për herë të parë si klubi anglez me të ardhurat më të mëdha. Raporti “Football Money League” i Deloitte tregoi se të ardhurat e klubit arritën në 818 milionë euro.

Një ndikim të rëndësishëm në këtë rritje ka pasur edhe kontrata me Standard Chartered, e cila kap vlerën e rreth 70 milionë eurove në sezon. Eksperti i financave Kieran Maguire ka veçuar ndër faktorët kryesorë zgjerimin e Anfieldit dhe zhvillimin e aktiviteteve jashtë futbollit.

“Bëhet fjalë për të sjellë më shumë njerëz në stadium dhe për të organizuar më shumë evente atje. Ata kanë pritur koncerte dhe kanë gjeneruar të ardhura edhe nga këto aktivitete”, kishte deklaruar ai.

Maguire kishte shtuar se klubi ka zgjeruar gjithashtu rrjetin e dyqaneve zyrtare në mbarë botën, duke krijuar burime të tjera të ardhurash.

“Ky njoftim është gjithashtu një mundësi për të vlerësuar kontributin e jashtëzakonshëm që Standard Chartered ka dhënë për Liverpool gjatë 17 viteve të fundit”, tha Latty.//

të fundit

Nga Berlini, Mickoski paralajmëron dimër të vështirë për Maqedoninë e Veriut dhe Evropën

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka paralajmëruar se vendin dhe Evropën i pret një dimër i vështirë, për…

3 minutes ago

Rikthehet koronavirusi në Maqedoninë e Veriut, ndërsa gripi përhapet me ritëm të shpejtë

Tri raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar gjatë javës së kaluar në Maqedoninë e Veriut, sipas të dhënave të…

3 minutes ago

Kaos në spitalin “8 Shtatori” të Shkupit: Zjarr në katin e shtatë, pacientët evakuohen

Një zjarr ka shpërthyer në katin e shtatë të spitalit “8 Shtatori” në Shkup, duke shkaktuar shqetësim te pacientët dhe…

3 minutes ago

Video: drunk son approaches enraged bull in arena, mother rushes in to save him

Një nënë në Kolumbi është bërë virale në rrjetet sociale pasi u fut pa hezitim në një arenë demash për…

5 hours ago

Smart glasses and micro cameras in South Korea’s national exam, 111 candidates suspected of violations

Autoritetet në Korenë e Jugut kanë zbuluar 111 raste të dyshuara për shkelje të rregullave të provimit kombëtar të pranimit…

5 hours ago

VIDEO/ Djali i dehur i afrohet demit të tërbuar në arenë, nëna futet me vrap për ta shpëtuar

Një nënë në Kolumbi është bërë virale në rrjetet sociale pasi u fut pa hezitim në një arenë demash për…

5 hours ago