sport

Spotify, sponsori i ri i Barçës për 3 sezonet e ardhshme

Marrëveshja midis Barçës dhe Spotify që kompania suedeze të bëhet partneri i ri global i klubit dhe sponsori i fanellës është arritur tashmë.

Negociatat mes drejtuesve të Barçës dhe kompanisë së njohur të teknologjisë, e cila ofron shërbimin e riprodhimit të muzikës në transmetim përmes aplikacionit të saj, ka përfunduar në një fund të lumtur.

Të lidhura

None found

Marrëveshja mes palëve u bë e ditur ditën e hënë ashtu siç ishte paralajmëruar dhe sipas mediave spanjolle se gjithçka është mbyllur.

Zyrtarizimi i kësaj marrëveshje sipas “RAC1” do të bëhet ditën e sotme dhe në  këtë mënyrë katalanasit do të kenë edhe një sponsor të ri për sezonin e ardhshëm dhe një burim i rëndësishëm të ardhurash për të shpëtuar nga situata e vështirë ekonomike që po kalon klubi i Barcelonës.

Spotify do të sponsorizojë ekipin katalanas për 3 vitet e ardhshme për 280 milionë euro.

Nga ky bashkëpunim edhe stadiumi i njohur tashmë i Barçës “Camp Nou” mund të ndryshojë emrin e tij, pasi kompania ishte gjithashtu e interesuar të vendoste emrin e saj në stadiumin e Barcelonës, i cili mund të riemërtohet pastaj  “Camp Nou Spotify”. Mbetet të shikohet nëse blaugranat e kanë pranuar një kërkesë të tillë apo jo./ h.ll/albeu.com

të fundit

Prokurorja Haxhi Vasileva: Nuk ka gjetje thelbësore që cenojnë ekspertizën e ADN-së në gjykimin ndaj Ristovit

Prokurorja Iskra Haxhi Vasileva vlerësoi se mendimi i sotëm i ekspertizës i paraqitur nga mbrojtja në gjyqin kundër gjyqtarit të…

2 minutes ago

Prishtina fiton 3-0 ndaj Drenicës, Diatta realizon tre gola

Prishtina ka shënuar fitore bindëse me rezultat 3-0 në shtëpi ndaj Drenicës në kuadër të javës së 14-të në elitën…

4 minutes ago

Dinamo nis me presion, por portieri i Elbasanit përgjigjet me pritje vendimtare

Elbasani - DinamoELBASANI 0-0 DINAMO“Abissnet Superiore”: Java 12Stadiumi: “Elbasan Arena”Arbitër: Ditmir Grimci  FORMACIONET ZYRTARE:ELBASANI: Aleksovski; Lulaj, Tresa, Nikaj, Wague, Epitaux, Ibrahim,…

11 minutes ago

Braçe: Në 2005 zgjodhëm me votë më të mirin, jo trashëgimtarin – drejtuesi duhet të dalë nga gara

Deputeti socialist Erion Braçe, i ftuar në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, ka folur për gjendjen shëndetësore të kryebashkiakut…

12 minutes ago

Nis para Kryeministrisë protesta e 174-të kundër qeverisë, protestuesit përplasen me policinë

Ka nisur protesta e 174-të kundër qeverisë sot më 20 nëntor. Qytetarët janë grumbulluar përpara Kryeministrisë. Në këtë vend janë…

13 minutes ago

Anthropic shares fall nearly 10%, lose gains after historic Nasdaq debut

Vetëm një ditë pas hyrjes rekord në bursë, kompania e inteligjencës artificiale përballet me presion të fortë nga investitorët. [...]…

15 minutes ago