Sponsori kryesor i fanellave të Liverpoolit, Standard Chartered, janë akuzuar se kanë paguar miliarda euro transaksione për të financuar disa grupe terroriste.
Kompania bankare, njëra prej më të mëdhave në Mbretërinë e Bashkuar, ka qenë njëri prej sponsorëve kryesor të fanellave të Liverpoolit që nga viti 2010.
None found
Klubi kishte nënshkruar një kontratë me ta në vitin 2020, e cila do të skadojë në fund të sezonit 2026/2027, me një marrëveshje e cila vlen më shumë se 50 milionë euro në vit.
Por, sipas një dosje në Gjykatën e New Yorkut, sinjalizuesit kanë pretenduar se Standard Chartered dyshohet që ka paguar mbi 100 miliarë euro transaksione për entitete dhe organizata terroriste të lidhura me Iranin, mes viteve 2008 dhe 2013.
Përmes një njoftimi zyrtar, Standard Chartered ka hedhur poshtë këto akuza, duke thënë se dyshimet e mëparshme ishin diskredituar plotësisht nga autoritet amerikane.
“Kjo dosje po bën përpjekje për t’i përdorur këto pretendime ndaj bankës, pas përpjekjeve të mëparshme të cilat ishin të pasuksesshme”.
“Këto akuza të rreme janë diskredituar plotësisht nga autoritet amerikane të cilat ndërmorrën një hetim gjithëpërfshirës lidhur mbi këto pretendime, duke i cilësuar ato si “të pabaza” dhe asnjë shkelje në transaksione nuk u vërtetua”.
“Ne jemi të sigurt se gjykata do t’i refuzojnë këto pretendime, pasi këtë e kanë bërë gjithmonë në mënyrë të përsëritur”, thuhej në njoftimin e Standard Chartered. /Telegrafi/
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…
Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…