Liverpooli vendos përfundimisht për të ardhmen e mbrojtësit turk

Liverpool ka vendosur përfundimisht të mos e mbajë mbrojtësin e huazuar nga Schalke 04, Ozan Kabak.

Kabak do rikthehet te Schalke, por menjëherë në verë do shitet në Premierligë ose Bundesliga.

“Reds” nuk u impresionuan aq sa duhet me paraqitjet e Kabak, andaj kanë vendosur të mos e aktivizojnë mundësinë e blerjes.

Ndërkohë, Liverpool do ta transferojë qendërmbrojtësin e RB Leipzigut, Ibrahima Konate duke i aktivizuar klauzolën e lirimit.

Gjiganti anglez do paguajë 35 milionë euro për shërbimet e Konate në orët e ardhshme.


Shtuar 26.05.2021 10:42