Liverpooli siguron marrëveshjen personale me Ibrahim Mbaye për një kontratë pesëvjeçare

Liverpooli ka arritur dakordësinë për kushtet personale me anësorin e Paris Saint-Germain, Ibrahim Mbaye, bëri të ditur gazetari Fabrice Hawkins.

Sipas raportimeve, 18-vjeçari ka rënë dakord për kushtet financiare të një kontrate që do të zgjasë pesë vjet, duke zgjedhur klubin anglez pavarësisht interesimit të Bayer Leverkusenit.

Të lidhura

None found

Mbaye e ka marrë tashmë vendimin për të ardhmen dhe nuk ka ndërmend të transferohet te skuadra gjermane.

“Të Kuqtë” kanë kohë që po punojnë për afrimin e talentit të PSG-së, në kuadër të planit për të përforcuar repartin ofensiv. Paralelisht, Liverpooli po synon të sigurojë edhe shërbimet e anësorit tjetër të klubit parisien, Bradley Barcola.

Mbaye është i lidhur me kampionët e Francës deri në verën e vitit 2028, një rrethanë që i siguron PSG-së avantazh të rëndësishëm gjatë negociatave për shitjen e tij.

Edhe pse është vetëm 18 vjeç, ai ka zhvilluar 42 ndeshje zyrtare me fanellën e PSG-së, ku ka realizuar katër gola dhe ka dhënë katër asistime.

Pas marrëveshjes së arritur me lojtarin, Liverpoolit i mbetet të negociojë me klubin francez për përcaktimin e shumës së transferimit.

Skuadra angleze synon të kryejë një lëvizje të dyfishtë dhe të sjellë në Anfield si Mbaye, ashtu edhe Barcolan.

Deri tani, dy klubet nuk kanë gjetur marrëveshje për çmimin e dy anësorëve, ndaj bisedimet e ditëve në vijim pritet të kenë rol përcaktues.

Mbaye tashmë i ka dhënë miratimin e tij Liverpoolit, por tani drejtuesit e klubit anglez duhet të arrijnë ta bindin PSG-në për vlerën e talentit francez.


Shtuar 17.08.2026 20:34

holiganbetholiganbetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetJojobetHoliganbetjojobetgrandpashabetganobetcasibommatbetsultanbeyli escortpusulabetCasibomAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisJojobetCasibomholiganbetJojobet Girişultrabetcasibom orjinaljojobetcasibombetciocasibom girişholiganbetGüncel ve Resmi Casibomcasibomroyalbetcasibom girişsahabet girişjojobetjojobetjojobetcasibom