Liverpooli me shumë lojtarë të ri një formacion ka arritur fitore ndaj Southampton me rezultat 3-0 në FA Cup.
Fillimi i ndeshjes i takoi Southamptonit që krijoi disa raste para portës së Liverpoolit me Sekou Mara dhe Kamaldeen Sulemana që tentuan nga dy herë.
Liverpooli rrezikoi tek në minutën e 42-të me Harvey Elliott, por që nuk arriti të shënojë.
Bobby Clark asistoi te Louie Koumas që shënoi për 1-0 në të mirë të Liverpoolit pak pa u mbyllur pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, Liverpooli e siguroi fitoren në minutën e 73-të, kur Jayden Danns shënoi për 2-0.
I njëjti shënoi në minutën e 88-të për rezultatin 3-0, duke konfirmuar formën e mirë të talentëve të Liverpoolit.
Me këtë fitore Liverpooli kaloi në çerekfinale të FA Cup. /Telegrafi/