Liverpooli i bashkohet Manchester Cityt në garë për Kimmich

Liverpooli ka shprehur interesim për shërbimet e mesfushorit gjerman, Joshua Kimmich.

Kësisoj, “Reds” i bashkohen Manchester Cityt në garë për yllin e Bayern Munichut.

Përveç tyre, edhe Barcelona është mjaft e interesuar për Kimmich.

Kimmich është pjesë e Bayern Munichut që nga viti 2016. /Gazeta Express/