Kampion i Italisë me Inter-in dhe kampion Europe me Italinë. Të gjithë të çmendur për Nicolo Barella.
Prej disa sezonesh tashmë, por veçanërisht në dy të fundit, mesfushori është mes më të mirëve në rolin e tij, në Serinë A dhe jo vetëm.
None found
Kjo është arsyeja pse ish-ylli i Cagliari-t ka tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave, kryesisht në Premier League.
Siç ka bërë të ditur La Repubblica, Barella ka përfunduar në shënjestrën e Liverpool, që është gati të paraqesë një ofertë prej 70 milionë eurosh për zikaltrit.
Për lojtarin interesohen edhe Manchester United dhe Chelsea që mund t’i hapë rrugën një ankandi.
Nëse do të bëhej me të vërtetë një ofertë e tillë, zgjedhja e Inter-it mund të komplikohej pavarësisht garancive të dhëna nga trajneri Inzaghi.
Pas shitjes së Hakimi-t te PSG, në shtëpinë zikaltër janë të shqetësuar për një tjetër shitje të dhimbshme.
Deputeti socialist Erion Braçe, ka përcjellë një mesazh të fortë politik në 30-vjetorin e zgjedhjeve të 26 Majit 1996, duke…
Ola dhe Adion Puka vazhdojnë të jenë një nga çiftet më të komentuar të momentit, ndërsa marrëdhënia e tyre duket…
Gazetari i njohur investigativ Artan Hoxha, teksa ishte ftuar në “Shqipëria Live”, u ndal edhe njëherë te çështja e Ervis…
Më shumë se 2 milionë besimtarë muslimanë nga e gjithë bota u mblodhën të martën në malin Arafat, në Arabinë…
Pas 15 vitesh dhe tetë albumesh, Ed Sheeran është larguar nga Warner Music. Këngëtari e bëri të ditur përfundimin e…
Çfarë ndodhi te Milani në muajin maj është thuajse e pabesueshme. Të gjithë u përplasën me njëri-tjetrin, ndërsa Igli Tare…