sport

Zbulohen detaje të reja nga gazetarja pranë Milanit: Ibrahimoviç nuk duronte Taren, vetëm ai festoi kur…

Çfarë ndodhi te Milani në muajin maj është thuajse e pabesueshme. Të gjithë u përplasën me njëri-tjetrin, ndërsa Igli Tare dhe Masimiliano Alegri po punonin bashkë për arritjen e objektivit Champions.

Monika Kolombo, ka zbuluar prapaskena të tjera nga ndeshja e fundit në “San Siro”, që u humb me rezultatin 1-2 ndaj Kaljarit.

Duke qenë pranë Milanit, gazetarja sportive zbulon detaje që duken të pabesueshme. Në fjalët e saj kuptohet se vetëm Tare e donte dhe po bënte tifozllëk për fitoren e Milanit.

“Thuhet se te goli i Salemakers në minutën e dytë të ndeshjes, vetëm Igli Tare u hodh në këmbë për të festuar avantazhin e Milanit. Drejtuesit e tjerë nuk lëvizën, pothuajse të bezdisur nga drejtimi që po merrte mbrëmja.

Skuadra ishte vënë në kushtet më të mira të mundshme për t’u kualifikuar në Ligën e Kampioneve, objektiv që i ishte kërkuar Masimiliano Alegrit dhe Igli Tares në fillim të sezonit. Me një rezultat të tillë do të ishte e pamundur të largohej trajneri dhe drejtori sportiv, pavarësisht se këshilltari i “RedBird”, Zlatan Ibrahimoviç, nuk duronte asnjërin prej tyre”, shkruan gazetarja italiane.

Dje ishte Xherri Kardinale që vendosi t’i shkarkonte të gjithë drejtorët dhe trajnerin Alegri. Mbijetoi vetëm Zlatan Ibrahimoviç, që duket edhe personi prapa gjithçkaje.

të fundit

Tabaku: A bag of lies for citizens, the new fiscal package will burden their pockets and hand small businesses another bill

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, paralajmëroi se Paketa Fiskale 2027 e prezantuar nga qeveria do të shtojë kostot për…

6 seconds ago

Aksident në Kukës, makina del nga rruga në “Luginën e Drinit të Zi”, plagosen dy persona

Mëngjesin e sotëm, një aksident rrugor është regjistruar në Kukës, në vendin e quajtur “Lugina e Drinit të Zi”. Rreth…

4 minutes ago

Raketa godet anijen në Ngushticën e Hormuzit; nuk ka të plagosur, hetohet prejardhja e sulmit

Një anije u godit nga një raketë me origjinë të panjohur në Gjirin Persik, pranë bregdetit të Iranit, duke shkaktuar…

9 minutes ago

Ndarja nga jeta e diplomatit Bashkim Zeneli, të hënën homazhe në nder të Bashkim Zenelit në Kuvend

Të hënën, më 2 nëntor, do të zhvillohen homazhet në nderim të diplomatit, ish-deputetit dhe publicistit Bashkim Zeneli, i cili…

15 minutes ago

Opozita kërkon largimin e Gërvallës dhe Sveçlës, pavarësisht dorëheqjes së Hoxhës

Dorëheqja e drejtorit të Policisë, Gazmend Hoxha, nuk e ka ulur presionin mbi Qeverinë Kurti. Të tri partitë kryesore opozitare…

25 minutes ago

Raketë balistike godet një anije pranë Ngushticës së Hormuzit, nuk raportohen të lënduar dhe nis verifikimi i sulmit

Një anije u godit nga një raketë me origjinë të panjohur në Gjirin Persik, pranë bregdetit të Iranit, duke shkaktuar…

27 minutes ago