Pas 15 vitesh dhe tetë albumesh, Ed Sheeran është larguar nga Warner Music.
Këngëtari e bëri të ditur përfundimin e bashkëpunimit me shtëpinë diskografike përmes një njoftimi javën e kaluar. Lajmi u konfirmua më pas edhe nga kompania për revistën britanike Music Week.
None found
“Nuk bëhet fjalë për një situatë tipike ‘artist i pakënaqur që largohet nga një kompani diskografike’,” shkroi Sheeran.
“Është një adoleshent që filloi në kompani me prioritete të ndryshme dhe tani është baba i dy fëmijëve, i cili ndjen se ka nevojë për një ndryshim në mënyrën se si i bën gjërat profesionalisht”, shtoi ai.
Albumi i tij “-” i vitit 2017 (“Divide”: albumet e Sheeran shpesh kanë simbole si tituj) është një nga publikimet më të suksesshme komerciale të periudhës së streaming, me gati 40 milionë njësi të barasvlershme me albume.
Megjithatë, publikimet e tij më të fundit kanë qenë më pak të suksesshme komercialisht, edhe pse ai vazhdon të mbushë stadiume në turnetë e tij botërore. Në SHBA, ai ka pasur katër albume numër 1, por albumi më i fundit me titull “Play” i vitit 2025 arriti në vendin e 5-të.
Ed Sheeran kishte nënshkruar kontratë me degën e Warner, Asylum Records, në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa albumet e tij janë publikuar në SHBA nga Atlantic Records e Warner.
Ndërsa albumet e mëparshme i përkasin Warner-it, të drejtat për publikimet më të fundit i përkasin kompanisë së tij diskografike Gingerbread Man dhe janë licencuar për Warner.
Ishte një mbrëmje e bukur vjeshte, por në Prizren atmosfera ishte si në ditët më të mëdha të futbollit. Mbi…
Një moment i pazakontë në stadiumin “St. James’ Park” është bërë viral në rrjetet sociale, pasi influencuesja belge Celine Dept…
Kërkimet për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë vazhdojnë të rikthejnë në vëmendje plagët e…
Protesta kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama vijon prej 177 ditësh, ndërsa qytetarët nuk janë ndalur dhe kanë dalë sërish…
Radoiçiqi dhe vëllezërit Veselinoviq shfrytëzuan Bosnjën për t’u larguar nga Serbia, analistët paralajmërojnë për rrjetet politike dhe kriminale Ndalimi i…
Beriane Mustafa, gazetare dhe e bija e gazetarit e veprimtarit Xhemail Mustafa, ka kujtuar sot babanë e saj në 26-vjetorin…