Liverpooli “çmendet” për Isakun, gati t’i ofrojë 177 milionë euro Newcastleit

Liverpooli po përgatitet të bëjë një tjetër lëvizje të madhe, këtë herë për sulmuesin e Newcastle United, Alexander Isak, raportojnë burime të afërta me klubin për Givemesport.

“The Reds” janë gati të paraqesin një ofertë prej 118 milionë eurosh plus bonuse, çka mund ta çojë çmimin total për Isakun mbi rekordin aktual të transferimeve në Britani. Ky do të ishte transferimi i dytë rekord radhazi për klubin, pas afrimit të Florian Wirtz.

Forma mbresëlënëse e Isakut me Newcastle ka bërë që ai të cilësohet nga disa media si “sulmuesi më i mirë në botë”, dhe trajneri i ri i Liverpoolit, Arne Slot, e sheh 25-vjeçarin si përforcimin ideal për vijën e parë të skuadrës.

Ky interes është shtuar veçanërisht pas gjasave për largimin e Darwin Nunez, për të cilin Napoli, Atletico Madrid dhe disa klube nga Arabia Saudite kanë shfaqur interes. Liverpooli më herët ka refuzuar një ofertë prej 70 milionë eurosh për uruguaianin, por tani është i gatshëm të shqyrtojë oferta të reja përpara nisjes së sezonit të ri.

Pavarësisht se Newcastle është kualifikuar për Ligën e Kampionëve, klubi mund të shqyrtojë një shitje për një shumë që kap vlerën mbi 17o milionë euro në total me bonuse, por Liverpooli është i gatshëm të shpenzojë shumë për të siguruar shërbimet e suedezit.

Përveç Isakut, në listën e opsioneve të Liverpoolit janë edhe Joao Pedro, Hugo Ekitike dhe Benjamin Sesko, por suedezi mbetet objektivi kryesor.


Shtuar 18.06.2025 23:59