Mohamed Salah ka rinovuar kontratën e tij me Liverpool deri në vitin 2027. Menjëherë pas njoftimit zyrtar, sulmuesi egjiptian foli në mikrofonat e klubit, duke shprehur emocionet, ambiciet dhe lidhjen e thellë që e bashkon me qytetin dhe ekipin: “Është fantastike të jem këtu edhe për dy vite të tjera. Jam shumë i lumtur që kam nënshkruar një kontratë të re”.
“Ne kemi një ekip të madh, siç ka qenë në vitet e mëparshme. Zgjodha të qëndroj sepse besoj se mund të fitojmë më shumë trofe dhe të vazhdojmë të shijojmë futbollin”.
Sulmuesi egjiptian fokusohet te roli i tij brenda ekipit, si shembull për të rinjtë: “Më pëlqen të jem pikë referimi për të rinjtë. Kam ardhur këtu në moshën 24 vjeç, jam rritur si njeri dhe si futbollist. Kur të rinjtë më afrohen dhe më bëjnë pyetje, më gëzon. Ndonjëherë i shikoj dhe shoh veten. E kuptoj presionin, por ndërsa rritesh mëson ta përballosh atë”.
“Nuk zgjohem çdo ditë duke menduar se jam shembull, por përpiqem të jem gjithmonë profesionist, brenda dhe jashtë fushës. Arrij herët, stërvitem seriozisht. Fëmijët më të vegjël janë të zgjuar, i vënë re gjërat dhe shpesh më imitojnë mua, funksionon”.
Me shtatë ndeshje për të kaluar në Premier League, Liverpool është favorit i qartë për titull. Salah nuk e fsheh dëshirën e tij më të madhe: “E dua shumë. E thashë që në fillim të sezonit, fitimi i Premier është objektivi im. Tifozët e meritojnë. Herën e fundit nuk mundëm të festonim ashtu siç donim. Këtë herë duam ta bëjmë në Anfield, në rrugë, së bashku me ta”.