Jurgen Klopp po mendon seriozisht të nënshkruejaë me futbollistin më të kërkuar të Serie A.
Kontaktet kanë filluar me agjentin Mino Raiola, ndërsa Interi dhe Juventusi mund të mbesin pa gje në këtë transferim.
Bëhet fjalë për mesfushorin e Udineses, Rodrigo De Paul, i cili me shumë mundësi do të largohet gjatë verës.
“The Reds” i kanë bërë të ditur skuadrës italiane që janë në gjendje të ofrojnë deri në 40 milionë euro për kapitenin e tyre, ofertë kjo që mund të ndryshojë shumë gjëra në teren.
Argjentinasi këtë sezon ka shkëlqyer duke shënuar 9 gola dhe duke asistuar gjithashtu 9 herë.