Liverpool konfirmon sërish momentin “JO”, 6 gola dhe asnjë fitues në “Anfield”, Chelsea fiton në “frymën e fundit”

Liverpooli nuk ka arritur të marrë një fitore përballë Brighton në Anfield në kaudër të javës së shtatë të Premier League.

Ndeshja nisi më mirë nga se mund të ishte menduar për miqtë, që shënuan dy herë me Trossard në minutat 4 dhe 18.

Firminio do të rihapte ndeshjen në minutën e 33, por 45 minutat e para do të mbylleshin me avantazhin e Brighton.

Në pjesën e dytë Liverpool gjen edhe golin e dytë, sërish me Firminion në minutën e 55 për të barazuar rezultatin dhe vëtëm 10 minuta më vonë një autogol i Ëebster do të përmbyste rezultatin.

Por Trossard nuk e kishte thënë fjalën e fundit dhe do të shënonte edhe golin e tretë personal, e po ashtu edhe për skuadrën në minutën e 83.

3-3 do të ishte rezultati përfundimtar me Liverpoolin që rënditet në vendin e 9 me 10, ndërsa Brighton në vendin e 4 me 14 pikë.

Chelsea ka arritur të marrë një fitore në “frymën e fundit” përballë Crystal Palace në shtëpinë e këtyre të fundit.

Ishin vendasit ata që do të zhbllokonin rezultatin me Edouard që në minutën e 7, ndërsa Chelsea do të barazonte me Aubameyang që shënon kështu golin e parë me “Blutë”.

Teksa ndeshja po shkonte drejt fundit, Gallagher i cili u fut në lojë së bashku me Brojën në minutën e 76 do të shënonte një perlë, për t’i dhënë një fitore shumë të rëndësishme Chelsea.

Ndiqini KËTU rezultatet LIVE. /albeu.com

           


Shtuar 1.10.2022 18:02