Liverpool gati të shpërthejë sërish – 100 milionë euro për Ekitiken

Liverpooli është gati të nisë negociatat me Eintracht Frankfurtin për transferimin e Hugo Ekitike, por lëvizja pritet të ndodhë vetëm nëse klubi arrin marrëveshje për largimin e Darwin Nunez.

Sipas “GiveMeSport”, ndërmjetësit e “The Reds” tashmë kanë kontaktuar Frankfurtin dhe kanë sinjalizuar gatishmërinë për të hyrë në bisedime konkrete.

Frankfurti mbetet i palëkundur në vlerësimin prej rreth 100 milionë euro, dhe klubi gjerman nuk është i gatshëm të negociojë për një çmim më të ulët, pavarësisht interesimit në rritje për sulmuesin 23-vjeçar, i cili spikati gjatë sezonit 2024/25.

Ekitike, i njohur për shpërthimet e tij dhe për aftësinë për të luajtur si qendërsulmues apo në krah, është një nga emrat e preferuar të trajnerit të ri Arne Slot.

Por vendimi përfundimtar i Liverpoolit do të varet nga e ardhmja e Darwin Nunez, për të cilin janë të interesuara disa klube nga Evropa dhe Arabia Saudite.

Ndërkohë, Ekitike po ndiqet nga Newcastle dhe Chelsea, ndërsa klubet saudite Al-Hilal dhe Al-Qadsiah gjithashtu kanë shprehur interes, por lojtari preferon të qëndrojë në Evropë.

Aktualisht, Liverpooli shihet si klubi më i përgatitur për të përmbushur kërkesat e Frankfurtit, me Manchester United, Arsenal dhe Chelsea që ende nuk kanë paraqitur oferta zyrtare.


Shtuar 10.07.2025 17:51