Liverpool ka arritur të përmbysë rezultatin nga 0-1 në 3-1 ndaj Norwich.
Të parët shënuan miqtë me anë të Rashicës por gëzimi nuk zgjati shumë. Mane barazoi rezultatin me një gol shumë të bukur në minutën e 64-të dhe vetëm tre minuta më vonë ishte Alisson i cili asistoi sulmuesin Salah, ku ky i fundit përmbysi shifrat.
Më pas golin e tretë e shënoi Luis Diaz.
Gjithashtu fitore edhe për Arsenalin e Chelsea. Autorët e golave për Arsenalin ishin Smith dhe Saka ndërsa për Chelsea shënoi Ziyech në fundin e lojës./ h.ll/albeu.com